MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

“Eurofruti” shembull ideal i grumbullimit dhe përpunimit të produkteve vendore

25.04.2022

Prishtinë, 25 prill 2022 – Nën moton e tij “Afër prodhuesve vendor”, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci vizitoi sot Bejtush Gashin tek pika e tij grumbulluese dhe përpunuese “Eurofruti”, e cila gjendet në Fshatin Mramor të komunës së Prishtinës. Edhe kjo vizitë, sikurse të gjitha vizitat tjera të cilat i ka realizuar gjatë gjithë kësaj kohe Ministri Peci në terren janë bërë me arsyen e vetme që nga afër të bashkëbisedoj dhe të njihet me të gjithë akterët e zinxhirit të vlerës, që nga mbjellja, kultivimi e deri tek vjelja e prodhimit, përpunimi dhe plasimi i tyre në treg.

Gjatë vizitës nëpër ambientet e kompanisë, Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci u shpreh se puna e Bejtushit dhe kompanisë së tij mbetet shembulli ideal për t’u ndjekur për të gjithë agro-përpunuesit qofshin ata vendor, qofshin nga vendet e rajonit.

Ndryshe, kompania “Eurofruti” e cila nën ombrellën e vet ka 22 depo grumbulluese në tërë Kosovën, 32 punëtorë të rregullt e deri 120 të angazhuar me punë sezonale, grumbullon, përpunon dhe paketon mjedrën, manaferrën, boronicën, dredhëzën, kumbullën e kërpudhën dhe falë standardeve të arritura evropiane, eksporton rreth 1500 ton fruta në vendet e Evropës, si: Itali, Gjermani, Austri, Zvicër e Turqi.



 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30