Divizioni për Komunikim me Publikun
![](https://mbpzhr-ks.net/repository/images/main/26_12_2024_387649_mediaimgblog.jpg)
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju njoftojmë se me dt. 27 dhjetor 2024 (e premte) me fillim nga ora 09:00, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të mbaj konferencën përmbyllëse për media në të cilën do të shpalos të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar sektori i bujqësisë këtë vit, si dhe përgjatë mandatit të z. Faton Peci në krye të këtij dikasteri.
Konferenca do të mbahet në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cili gjendet në Rr. "Ukshin Hoti" - Kompleksi "Ramiz Sadiku", kati IV në lagjen Pejton.
Njëkohësisht jemi mirënjohës dhe falënderues për bashkëpunimin me institucionin tonë!
Ju mirëpresim!