REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sot fillon “Java e Pyjeve”

20.05.2015

Ju njoftojmë se sot (20 maj), ora 11:00, ministri i MBPZhR-së, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në hapjen e “Javës së Pyjeve",  aktivitetet ky i cili do të mbahet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, para objektit të MBPZhR-së. Aktivitetet që do të mbahen në kuadër të kësaj jave, janë pjesë e fushatës vetëdijësuese “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO.

Në hapjen e kësaj fushate, përveç ministrit Krasniqi, do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, përfaqësues të FAO-së në Kosovë, etj. Në këtë aktivitet, përveç tjerash do të shpërndahen libra për ngjyrosje, me motive nga jeta në pyll, për fëmijët e klasave të ndryshme.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31