REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Njoftim për media

25.08.2015

Ju njoftojmë se nesër (26 gusht), ora 13:00,  në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, ministri i Ambientit, Ferid Agani, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, përfaqësues të GIZ-it gjerman, si dhe drejtues të komunës së Dragashit do të bëjnë dorëzimin e teknologjisë së re për prodhimin e djathit tek blegtorët përfitues në kuadër të projektit “Konkurrueshmëria e sektorit privat në zonat rurale”, projekt ky i mbështetur nga MBPZhR-ja, MMPH-ja dhe GIZ-i gjerman.

Ndryshe, në kuadër të këtij projekti blegtorët kanë përfituar një djathore fikse dhe tri djathore lëvizëse për prodhimin e djathit te Sharrit që do të shfrytëzohen gjatë sezonit veror në kullosat e bjeshkëve në parkun nacional “Sharri”.

Mirëpresim ekipet tuaja.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30