REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministrat

Isni KilajZëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Z. Isni Kilaj u emërua Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës më 16.10.2017. Para se të emërohej zëvendësministër në MBPZHR, nga viti 2015 deri më 2017, z. Kilaj ka qenë Zëvendësministër në Ministrinë e Financave.

Nga viti 2009 deri më 2013 ka qenë Kryetar i Komunës së Malishevës në mandatin e dytë dhe kryetar i degës së PDK-së në Malishevë. Ndërsa, në vitin 2007 deri më 2009  ka qenë Kryetar i komunës së Malishevës, i dalë nga zgjedhjet e drejtpërdrejta lokale.

Në vitin 1988 diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin e Ekonomisë së Ndërmarrjes-Kontabilitet. Ndërsa, është trajnuar në Universitetin e Lubjanës në Fakultetin e Qeverisjes Lokale.

Gjatë viteve 1988 - 1992 ka punuar si kontabilist në NBSH ”Mirusha”  deri më 1992, kur është larguar nga  masat e dhunshme.

Nga viti 1990 deri në vitin 1997 ka drejtuar Degën e LDK-së për Komunën e Malishevës, dhe  ka qenë anëtar i Këshillit Komunal për Financim të Republikës Kosovës.

Z. Kilaj nga viti 1996 ka qenë bashkëthemelues i  Njësisë Operative “Lumi” të UÇK-së dhe për një periudhë KO. i Brigadës 122 “Imer Krasniqi” në Zonën e Pashtrikut.

Në vitin 1999 gjatë Qeverisë së Përkohshme , z. Kilaj ka qenë  Nënkryetar i Komunës së Malishevës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2007  Shef ekzekutivi në Qeverinë e Komunës së Malishevës.

Z. Isni Kilaj në vitin 2014 është shpallur Qytetar Nderi i “Little Rock” në Arkansas  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendësministri Isni Kilaj  është i lindur më 19.12.1963 në Lubizhdë, Komuna e Malishevës.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO