REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Njësia për të Drejtat e Njeriut

Mandati i Njësisë për të Drejtat e Njeriut

Mandati i Njësisë për të Drejtat e Njeriut është që të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut, si dhe të ndërmarr masa efektive për vlerësimin e pajtueshmërisë së politikave, legjislacionit dhe aktiviteteve të Ministrisë, me standardet relevante ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Detyrat kryesore të Njësisë për të Drejtat e Njeriut janë:

- Të ofroj rekomandime për Sekretarin e Përhershëm dhe personelin tjetër të ministrisë, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat njeriut;
- Të bashkëpunojë me Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë dhe mbikëqyr zbatimin e komandimeve të Ombudspersonit në ministri;
- Të vlerësojë nivelin e zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut brenda ministrisë;
- Të marr pjesë në hartimin e ligjeve, udhëzimeve administrative dhe politikave, me qëllim që të gjitha të jenë në pajtueshmëri me standardet e të drejtave të njeriut;
- Të bashkëpunojë me shoqëritë civile në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;
- Të marr pjesë aktivisht në punën e grupeve të ndryshme punuese ndërministrore dhe
- Të kontribuojë në raportet e organeve referuese të traktateve, lidhur me dispozitat ndërkombëtare për të drejta e njeriut që janë të zbatueshme në Kosovë.

Baza Ligjore

Njësia për të Drejtat e Njeriut në MBPZHR është themeluar përmes Vendimit në përputhshmëri me Udhëzimin Administrativ të Kryeministrit Nr. 04/2007, për Njësitë për të Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës, e datës 19 mars 2007 dhe atë nr. 8/2005, mbi përshkrimin e detyrave për Njësitë për të Drejtat e Njeriut.

Zyra Këshillëdhënëse për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Çështje Gjinore e Zyrës së Kryeministrit, koordinon kontributet e NJDNJ në aktivitetet dhe raportet në tërë Qeverinë.
 
Personi kontaktues:
Emine Kelmendi
Telefon: (038)/211 518
CENTREX: 38 471
E-mail: [email protected]

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28

KOSOVO IN UNESCO