REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri

Memli KrasniqiMinistër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Memli Krasniqi u lind në Prishtinë në vitin 1980, ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore "Hasan Prishtina" dhe atë të mesëm në Gjimnazin "Xhevdet Doda". Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Në vitet 1999 - 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Për shumë vite është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit "Ritmi i Rrugës".

Nga viti 2004 është angazhuar aktivisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), fillimisht duke drejtuar Qendrën për Studime Politike që ka funksionuar në kuadër të kabinetit të kryetarit të partisë, z. Hashim Thaçi.

Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi është emëruar udhëheqës i Departamentit të Rinisë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës - subjektit rinor të PDK-së që përfaqëson anëtarët e saj ndërmjet moshave 16 - 30 vjeç. Nga ky pozicion, ai ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së. Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur Nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative dhe të Rinisë.

Nga viti akademik 2006/2007 është angazhuar për disa semestra si ligjërues i lëndëve nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kolegjin Victory dhe në Kolegjin Iliria. Po ashtu, Krasniqi është anëtar i rregullt i Shoqatës Amerikane për Shkenca Politike dhe i Shoqatës Britanike për Studime Ndërkombëtare.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Memli Krasniqi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini dhe Sport. Në tetor të vitit 2008 është emëruar Këshilltar Politik i Kryeministrit dhe Zëdhënës i Qeverisë.

Krasniqi është rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ndërsa është emëruar Ministër në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport në shkurt të vitit 2011. Po ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, Krasniqi është rizgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërkaq në dhjetor të po këtij viti ai është emëruar ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Memli Krasniqi jeton në Prishtinë, me bashkëshorten Melizën dhe fëmijët Borën, Malin dhe Verën.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31

KOSOVO IN UNESCO