MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Krasniqi vizitoi Institutin Bujqësor të Kosovës

03.11.2017

Prishtinë, 03 nëntor 2017 -  Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi ka vizituar sot Institutin Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë, ku është takuar me drejtuesit e këtij institucioni, që funksionon në kuadër të ministrisë.

Zëvendësministri Krasniqi gjatë kësaj vizite është njohur nga afër me punën që bën ky institut, me c ‘rast ka vizituar për së afërmi  laboratorët dhe procesin e punës së analizave për shumë lëndë që ka përsipër ky institut.

Zëvendësministri Krasniqi ka vlerësuar punën e këtij instituti, i cili sipas tij është një nga institucionet më të rëndësishme për vendin, pasi që nga puna që bëhet aty ndikohet një pjesë e madhe e prodhimtarisë bujqësore dhe ushqimore. Ai po ashtu ka premtuar që gjatë mandatit të tij do të ofrojë mbështetjen e tij për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij instituti.

Nga ana tjetër, drejtori i Institutit, Fehmi Geci falënderoi zëvendësministrin për vizitën dhe mbështetjen. Ai e njoftoi zëvendësministrin Krasniqi edhe për punën e deritanishme që ka bërë dhe po bën ky institut.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30