MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Krasniqi fton bizneset turke të investojnë në sektorin e bujqësisë

02.02.2018

Prishtinë, 02 shkurt 2018 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka prezantuar para përfaqësuesve të kompanive konsulente turke potencialin që ka bujqësia në Kosovë. Këtë gjë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me udhëheqësit e kompanisë konsulente për investime në bujqësi dhe pylltari “Asya Tarim”, nga Turqia.

Zëvendësministri Krasniqi ka prezantuar të arriturat në bujqësi, si dhe mbështetjen që Qeveria e Kosovës ka dhënë ndër vite për zhvillimin e këtij sektori.

Ai potencoi se duke parë potencialin që ka bujqësia në ekonominë e vendit, janë rritur dukshëm investimet nga shteti. Me këtë rast, Krasniqi i ka njoftuar konsulentët turq edhe me disa nga nën sektorët me më potencial në vend, duke i ftuar bizneset turke që të konsiderojnë mundësitë për investime në Kosovë në sektorin e bujqësisë.

Ndërkaq, Ibrahim Sanci, udhëheqës i kompanisë “Asya Tarim”, tha se janë të gatshëm të investojnë në sektorin e fidanëve, kryesisht në ngritjen e serrave për kultivimin e fidanëve.

Zëvendësministri Vesel Krasniqi shtoi se Qeveria e Kosovës, do të jenë të gatshëm të ndihmojnë çdo investitorë, duke eliminuar burokracitë dhe qasjen në çdo aspekt tjetër që lidhet me funksionimin e bizneseve.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31