REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Kilaj priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran për Kosovë

14.02.2018

Prishtinë, 14 shkurt 2018 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj, ka pritur sot në një takim Drejtorin e Caritas-it Zviceran për Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, Daniel Bronkal, shefin e zyrës së Caritas-it, në Kosovë, Kreshnik Basha dhe menaxherin e projektit të bujqësisë në këtë organizatë, Veton Rruka, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e  sektorit të pemëtarisë, si dhe për gjetjen e formave të bashkëpunimit në të ardhmen përmes projekteve të përbashkëta bujqësore.

Zëvendësministri Kilaj, i njoftoi ata me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për kultivuesit në sektorin e pemëve, duke theksuar se pemët konsiderohen si një prej sektorëve strategjik në vend.

Zëvendësministri shtoi gjithashtu se buxheti, por edhe format e tjera të përkrahjes për pemët në përgjithësi do të rriten duke synuar që të shtohet sa më shumë prodhimi qoftë për konsum, por edhe për përpunim. Ai u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në të ardhmen me Caritas-in Zviceran në projekte të ndryshme për zhvillimin e bujqësisë.

Nga ana tjetër, Drejtori i Caritas-it Zviceran për Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, Daniel Bronkal, vlerësoi të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe e njoftoi zëvendësministrin me format e bashkëpunimit, të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë me kultivuesit e pemëve në Kosovë, si dhe me kultivues të sektorëve tjerë në vend.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO