MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi takoi kryetarin e IADK-së, Zenel Bunjaku

01.07.2016

Prishtinë, 30 qershor 2016 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, takoi kryetarin e Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, Zenel Bunjakun, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë.

Zëvendësministri Januzi, gjatë kësaj vizite u njoftua më për së afërmi me punën që po bëhet në IADK, ku pati mundësinë edhe të përcjellë trajnimin për të bërit biznes të disa grave fermere, i cili është duke u mbajtur në hapësirat e kësaj iniciative.

Po ashtu, ai e njoftoi kreun e IADK-së për mbështetjen e MBPZHR-së për sektorin e bujqësisë dhe për projektet zhvillimore të kësaj ministrie.

Nga ana e tij,  kryetari Zenel Bunjaku, e njoftoi zëvendësministrin lidhur me aktivitetet, projektet dhe  angazhimet  e IADK-së në zhvillimin e sektorit agrorural të Kosovës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31