MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Januzi priti një delegacion nga Universiteti Minnesota

23.04.2015

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi priti sot në një takim një delegacion nga  Universiteti  “Minnesota”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që është pjesë e programit të lidershipit transformues të USAID-it.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, i njoftoi ata lidhur me zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe para tyre shpalosi përpjekjet e ministrisë dhe institucioneve arsimore, që sektorin e bujqësisë ta bëjnë më konkurrues. Po ashtu, ai i falënderoi ata për gatishmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin e mëtejmë në këtë sektor dhe tha se janë të gatshëm të mbështesin çdo iniciativë të tyre në këtë sektor.

Në anën tjetër, profesorët nga Universiteti “Minnesota”, të cilin ishin të shoqëruar edhe nga dekani i Fakultetit të Bujqësisë, Bedri Dragusha, shprehën gatishmërinë e tyre për të sjellë eksperienca nga universiteti i tyre në fushën bujqësisë në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31