MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Verërat kosovare promovohen në Kroaci

23.01.2014

Bodrumet e verërave kosovare, për tri ditë radhazi do t'i promovojnë prodhimet e tyre në panairin "Viroexpo 2014", i cili është hapur sot në Kroaci, ku përveç Kosovës po marrin pjesë edhe 17 shtete tjera nga rajoni e më gjerë. Gjatë katër ditëve sa do të zgjasë ky panair, do të organizohen edhe panele mes përfaqësuesve të kompanive kosovare dhe atyre të shteteve tjera pjesëmarrëse, ku do të diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit mes tyre në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive kosovare në këtë panair, është mundësuar falë iniciativës së Ministrisë së Bujqësisë, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Zyrtarë të kësaj ministrie, të cilët janë pjesë e delegacionit kosovar në këtë panair, tregojnë se krahas promovimit të verërave kosovare në këtë panair, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi me shtetin e Kroacisë. Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Kapllan Halimi, thotë se bashkëpunimi i Kosovës me Kroacinë dhe me shtetet tjera është shumë i nevojshëm, pasi që sipas tij, përvoja e shteteve të zhvilluara në këtë sektor është e rëndësishme për institucionet vendore, në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit të hovshëm të bujqësisë. "Me iniciativën e Ministrisë së Bujqësisë së Kosovës është propozuar edhe nënshkrimi i marrëveshjes me Regjionin e Viroviticës - Podravinës, me qëllim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Kjo marrëveshje me këtë regjion të Kroacisë do të nënshkruhet nga komuna e Rahovecit dhe Shtimes. Ndërsa, qëllimi i kësaj marrëveshje është që Kroacia si vend i BE-së, e cila ka qasje në fondet strukturale të BE-së, t'i mundësojë Kosovës përfitime si vend kandidat potencial i BE-së, që të aplikojë si kooperues në fondet regjionale të BE-së", tha sekretari Halimi.

Ndryshe, në këtë panair, i cili do të jetë i hapur deri më 26 janar, prodhimet e tyre bujqësore nga Kosova po i promovojnë bodrumi "Eko Vera", "Sefa Vine" dhe "Shulina".

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30