REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Rikalo: MBPZHR do të investojë në promovimin e produkteve bujqësore

27.02.2018

Prishtinë, 27 shkurt 2018 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, priti sot në një takim përfaqësuesit e Rrjetit të Agjencisë Ndërkombëtare të Marketingut “M&CSAATCHI”, me të cilët ka diskutuar lidhur me format e promovimit të produkteve bujqësore të Kosovës përmes kësaj kompanie.

Me këtë rast, ministri Rikalo, i ka njoftuar ata me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, në veçanti me investimet e MBPZHR-së, që janë bërë gjatë viteve të fundit, në promovimin e këtij sektori dhe në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve dhe promovimit të tyre në tregun vendor dhe atë të huaj.

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë në këtë drejtim, sipas ministrit Rikalo do të bëhen edhe në vitet e ardhshme, ku objektiv i tyre përpos rritjes së prodhimtarisë, është edhe rritja e eksportit të produkteve bujqësore përmes përmirësimit të aftësive konkurruese të fermerëve. Për këtë qëllim, ai ka diskutuar me përfaqësuesit e kompanisë së marketingut për mënyrat që do të mund të bashkëpunonin në të ardhmen për promovimin e produkteve bujqësore në tregun ndërkombëtar, gjë që sipas tij do të ndikonte edhe në stimulimin e rritjes së eksportit kosovar.

Nga ana tjetër, Aneil Bedi, njëri nga partnerët e kompanisë “M&CSAATCHI”, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe e njoftoi ministrin lidhur me format, me të cilat ata janë të gatshëm të promovojnë produktet kosovare. Ai po ashtu e ka njoftuar ministrin se kjo kompani së bashku me partnerët e tyre janë të fokusuar në trajtimin e disa prej problemeve më sfiduese dhe më të rëndësishme të njerëzimit, në vendet në zhvillim.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO