MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Realizohen pagesat e subvencioneve për pemishtet ekzistuese

21.07.2015

Sot, nga Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave jemi njoftuar se janë realizuar pagesat e të gjithë përfituesve në subvencione për pemishte ekzistuese. Kujtojmë se subvencionimi për pemishte po bëhet për herë të parë nga ky vit.

Numri total i përfituesve është 1326, dhe totali i mbështetjes, aq edhe sa ka qenë kërkesa, është 661 mijë e 332 euro. Mjetet besojmë se do të jenë në llogaritë bankare të fermerëve, nga sot dhe në ditët në vazhdim të kësaj jave.

Jemi njoftuar nga Ministria e Financave po ashtu se po punojnë në realizimin edhe të pagesave për mbi 1000 përfitues të subvencioneve në grurë, që kanë qenë në fazën e dytë të kalkulimit dhe kontrollave.

Subvencionimi për pemë është 400 euro për 1 hektar. Përfitues janë fermerët të cilët kanë të mbjellë së paku 0.50 ha me pemë drufrutore (molla, kumbulla, dardha...) dhe fermerët të cilët kanë të mbjellë së paku 0.25 ha me pemë të imëta (dredhëz, manaferrë, mjedër dhe boronicë).

Mbështetja për pemë do të vazhdojë edhe me grante. Për pemë janë planifikuar 2 milionë euro grante. Sipas të dhënave statistikore, aktualisht në Kosovë janë të mbjella rreth 4 000 hektarë me pemë të të gjitha llojeve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30