REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Premtohet mbështetje e mëtutjeshme nga Banka Botërore

01.12.2017

Prishtinë, 1 dhjetor 2017 – Në një takim të mbajtur sot mes Zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj dhe delegacionit të Bankës Botërore në Kosovë, konkretisht Projektin e Sigurisë së Ujërave dhe Mbrojtjes së Kanalizimeve (VSCP), u vlerësua lart mbështetja e deritanishme e realizuar nëpërmjet fondeve të BB-së në Kosovë, dhe për fokusin e mbështetjes gjatë viteve të ardhshme.

Zëvendësministri Kilaj foli për të arriturat dhe sfidat në bujqësi në Kosovë, duke e vlerësuar atë si një nga sektorët që ka ndikuar dhe mund të ndikojë edhe më shumë në punësim dhe zhvillim ekonomik. Me prioritet, shtoi zv.ministri do të vazhdohet të punohet në realizimin e një studimi të fizibilitetit për ujitjen e tokave bujqësore në Kosovë dhe më pas hartimin dhe realizimin e një projekti që do të siguronte mjaftueshëm ujë për ujitjen e tokave bujqësore.

Nga ana tjetër Udhëheqës i Ekipit të Bankës Botërore për VSCP, Pieter Waalewijn me bashkëpunëtorë shprehën përkushtimin e tyre që të vazhdojnë të mbështesin sektorin dhe konkretisht të investojnë në zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, duke pasur parasysh ndikimin që do të kishte në prodhimtari e gjithashtu edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO