REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

16.02.2017

Prishtinë, 16 shkurt 2017  -  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot fazën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe veprimtari bujqësore.
 
Për Programin për Pagesa Direkte 2017, MBPZHR ka planifikuar një buxhet prej 25 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 27 mars 2017.
 
Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim do të ketë edhe për akuakulturën, therjet e raportuara te gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.
 
Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte dhe për kriteret e përcaktuara, fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqet e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
 
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, ditë më parë ka hapur edhe afatin për aplikim për grante investive në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Në total buxheti për këto dy programe të këtij viti arrin në 48 milionë euro.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31

KOSOVO IN UNESCO