REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo u takua me ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic

13.12.2017

Prishtinë, 13 dhjetor 2017 -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo u takua sot me Ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanovic.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo e informoi ambasadoren Kapitanovic për planin e punës, programet mbështetëse të ministrisë dhe projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë në vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, ambasadorja kroate ishte veçanërisht e interesuar për sektorin e verës dhe vreshtarisë, si dhe për prodhimin e mjedrave. Ajo theksoi se bashkëpunimi në aplikimin e standardeve të BE-së në produktet bujqësore do të përmirësohet dhe se do të ofrojnë përvojën e Kroacisë në këtë drejtim.

Ministri Rikalo shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, kryesisht në fushën e arsimit dhe teknologjisë moderne.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30

KOSOVO IN UNESCO