MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo takoi ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi

17.10.2017

Prishtinë, 17 tetor 2017 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin bujqësor në përgjithësi dhe për programet e ministrisë për përmirësimin e prodhimit dhe përpunimit bujqësor.

Ministri Rikalo dhe ambasadori Sardi u pajtuan se aplikimi i prodhuesve bujqësor për të përfituar nga masat mbështesë të ministrisë do të vazhdojë të jetë transparent.

Ndërkaq, sa i përket fondeve të IPA-së të BE-së, ata theksuan se ato ofrojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e mëtejmë të prodhimit bujqësor.
 
Ambasadori Sardi rikonfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të përkrahur zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural edhe në të ardhmen.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31