MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo takoi ambasadorin e Francës, Didier Chabert

09.10.2017

Prishtinë, 09 tetor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert.

Ministri Rikalo e njoftoi ambasadorin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për punën që do të vazhdojnë ta bëjnë në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së për këtë mandat.

Ministri Rikalo, tha se MBPZHR-ja tashmë ka filluar hartimin e programit të vitit të ardhshëm, përmes të cilit ai theksoi se do të rrisin mbështetjen për bujqësinë në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së këtij sektori.

Përmes mbështetjes që do të vazhdojnë për këtë sektor, ai tha se do të arrijnë që të krijojnë kushte më të favorshme për prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.

Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, ka uruar ministrin Rikalo për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30