REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo priti ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç dhe delegacionin e TIKA-s

13.11.2017

Prishtinë, 13 nëntor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç dhe delegacionin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në krye me Presidentin e Departamentit për Ballkanin dhe Evropën Juglindore,  Mahmut Cevik, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për vitin e ardhshëm.

Ministri Rikalo, gjatë këtij takimi i ka informuar ata me disa nga projektet bujqësore, të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të tij, me këtë rast theksoi edhe hapjen e pesë qendrave rajonale, të cilat do të mbështesin prodhuesit bujqësorë në arsim dhe angazhimin me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor.

Nga ana e saj, ambasadorja Kivilcim Kiliç  vlerësoi raportet e deritanishme mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy vendeve, duke theksuar me këtë rast edhe gatishmërinë e saj për mbështetje në zbatimin e projekteve në mes TIKA-s dhe MBPZHR-së.

Ndërkaq, presidenti i TIKA-s, Mahmut Cevik,  tha se deri më tani kjo agjenci ka investuar 100 milionë dollarë nëpërmjet standardeve të BE-së përmes zbatimit të projekteve të ndryshme dhe atyre në fushën e bujqësisë në 11vende në Ballkan.

Ministri Rikalo dhe presidenti Cevik, janë pajtuar se edukimi në fushën e bujqësisë dhe modernizimi i teknologjisë bujqësore është i një rëndësie të madhe për përmirësimin e zhvillimit bujqësor dhe rural, duke treguar rëndësinë e prodhimit organik.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO