MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi takoi ambasadorin e Holandës, Robert Bosch

27.02.2015

Prishtinë, 27 shkurt 2015 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch, me të cilën ka biseduar për prioritetet e MBPZhR-së për këtë vit.

Ministri e njoftoi ambasadorin më hollësisht rreth Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, përmes të cilit ai tha se synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë. Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka falënderuar ambasadorin Bosch për mbështetjen që  Holanda i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm dhe shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Holandës.

Nga ana e tij, ambasadori Robert Bosch, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe vlerësoi përkushtimin e tij për avancimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në përgjithësi dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30