MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Krasniqi po merr pjesë në Sallonin e Bujqësisë në Francë

26.02.2017

Prishtinë, 26 shkurt 2017 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, po merr pjesë në sesionin e 54-të të Sallonit të Bujqësisë, një prej panaireve më të mëdha të bujqësisë në botë, në të cilin prezantohen zhvillimet e bujqësisë në Francë, si dhe në vende të ndryshme të botës.

Gjatë kësaj vizite, e cila po bëhet me ftesë të homologut të tij francez, Stephane Le Foll,  ministri Krasniqi ka takuar ministrat pjesëmarrës nga shtete të ndryshme, si dhe zyrtarë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare franceze që kanë në fokus bujqësinë.

Gjatë këtyre takimeve, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Paris, Qëndrim Gashi, ministri ka prezantuar edhe të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në këtë sektor me vendet e ndryshme, pjesëmarrëse në këtë eveniment.

Ndryshe, Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në bujqësi, me theks të veçantë në shkëmbimin e ekspertizave në verari, blegtori dhe nënsektorë të tjerë.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30