MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR-ja procedon në Qeveri Projektligjin për Ushqim dhe Projektligjin për Pijet e Forta Alkoolike

11.04.2018

Prishtinë, 11 prill 2018 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka proceduar sot në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushqim dhe Projektligjin për Pijet e Forta Alkoolike. Procedimi i mëtejmë i këtyre ligjeve dhe miratimi i tyre do të ndikojë në krijimin dhe forcimin e mëtejmë të bazës ligjore për rregullimin e kërkesave në fushën e ushqimit, mbrojtjes së shëndetit publik dhe përcaktimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Projektligji për Ushqim synon edhe rregullimin e çështjeve të fundit, të cilat kanë ndodhur në vend me produktet e mishit, kështu që MBPZHR-ja është konfidente se ky projektligj do ta ndihmojë sektorin e ushqimit në avancim sa më të përgjegjshëm.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30