MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR dhe Telekomi i Kosovës mbështesin platformën ‘Bujku’ një mundësi më shumë për fermerët për qasje në treg

11.04.2017

Prishtinë, 11 prill 2017 -   Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Telekomin e Kosovës, me qëllim të realizimit të platformës teknologjike “Bujku”.
 
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi të dyja institucionet do të japin mbështetjen e tyre në zhvillimin e mëtejmë të këtij aplikacioni, i cili do të ju sigurojë fermerëve anë e mbanë vendit që të qasen në informata të ndryshme për sektorin e bujqësisë, qoftë për aplikimet për grante, rezultatet, por më e rëndësishmja qasjen në treg, përmes gjetjes së blerësve dhe shitësve.

Më rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, tha se një aplikacion i tillë është i domosdoshëm për fermerët dhe sipas tij ai do të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë dhe avancimin e njohurive të fermerëve dhe një menaxhim më të mirë të fermës.
 
“Platforma Bujku do të zhvillohet në vazhdimësi, duke u pasuruar me informata për shpalljet e ministrisë për përkrahje përmes subvencioneve dhe granteve, si dhe aty do të ketë edhe këshilla të ndryshme bujqësore për sektorin e bujqësisë. E kjo platformë do të ketë mbështetjen institucionale të dy partnerëve Ministrisë së Bujqësisë dhe Valës”, tha ministri Krasniqi.

“Platforma e quajtur Bujku do të ketë një karakter institucional nga PTK-ja dhe Ministria. Ne do ta ndihmojmë këtë projekt duke dhënë informata për shpallje subvencione e këshilla të ndryshme”, ka thënë ministri Krasniqi.
 
Ndërkaq, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka treguar se kanë ofruar gjithë infrastrukturën e kësaj ndërmarrje në kuadër të aplikacionit që ka për qëllim në lehtësimin e bujqësisë në mbledhjen e informatave.

Ai tha se marrëveshja është një kurorëzim institucional i një iniciative të nisur më herët. Mustafa njoftoi se aplikacioni për një kohë do të jetë falas për fermerët.
 
‘Bujku’ është e qasshme qysh tani në sistemin android, ndërkaq është duke u zhvilluar edhe për sistemin iOS.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30