MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MBPZHR dhe GIZ do të vazhdojnë bashkëpunimin në konsolidimin e tokave bujqësore

03.08.2018

Prishtinë, 03 gusht 2018 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim zyrtaren nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë,  Anja Becki, si dhe udhëheqësin e projektit të GIZ-it “Mbështetje Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës në Kosovë”, Michael Becker, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, e në veçanti për mundësinë e bashkëpunimit në hartimin e Ligjit për Konsolidimin e Tokës Bujqësore.

Ministri Rikalo me këtë rast shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë. Ai më tej ka theksuar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në konsolidimin e tokave bujqësore.

Me këtë rast, ministri vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në hartimin e këtij ligji, i cili sipas tij ka rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Në anën tjetër, Anja Becki, zyrtare nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë dhe premtoi se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre për hartimin e Ligjit për Konsolidimin e Tokës Bujqësore. Ajo tha se në këtë drejtim do të ofrojnë ekspertët më të mirë gjerman për të ofruar përvojën e tyre në hartimin e  këtij ligji, me qëllim që konsolidimi i tokave bujqësore të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31