REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Mbështetje e vazhdueshme për fermerët e Deçanit

20.04.2017

Prishtinë, 20 prill 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj,  me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin se tashmë është mbyllur edhe periudha e aplikimit për katër masat mbështetëse të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit për Pagesa Direkte të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se do të mund përfitojnë të gjithë ata fermerë të kësaj komune, të cilat i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Ministri Krasniqi ka konfirmuar përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Deçanit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon dhe rritjes së mbështetjes për fermerët e kësaj ane. Në veçanti është biseduar për mundësitë ekzistuese të ujitjes së tokave bujqësore në këtë komunë, dhe projekteve që do të mund të realizoheshin në të ardhmen në këtë drejtim.

Nga ana e tij, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari Selmanaj e njoftoi ministrin edhe për projektet e këtij viti të kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO