MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Marrëveshje për promovimin e qumështit të freskët

20.05.2016

Prishtinë, 20 maj 2016 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Agjencinë e Ushqimit të Kosovës, Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit dhe Programin e USAID-it “Tetra Tech”, me qëllim të realizimit të projektit “Promovimi i qumështit të freskët në Kosovë”.

Me këtë marrëveshje mirëkuptimi palët  nënshkruese pajtohen për bashkëpunim në

zhvillimin e veprimtarive, të  cilat do të ndikojnë në promovimin e qumështit të freskët te konsumatori, duke siguruar njëkohësisht edhe arritjen e cilësisë së nevojshme dhe monitorimin e vazhdueshëm dhe transparent të plotësimit të kritereve pa cenuar rregullat dhe kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Realizimi i projektit “Prezantimi dhe Promovimi i Qumështit të Freskët në Kosovë”, do të zbatohet nga ndërmarrje profesionale për marketing, të cilat do të mbikëqyren nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (SHPQK) në të gjitha fazat e projektit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Komitetit Drejtues të Projektit.

Ndryshe, realizimi i këtij projekti do të zgjasë dy vjet dhe financohet nga Programi i USAID-it “Tetra Tech”, i cili po ashtu do të kontraktojë kompaninë zbatuese për projektin për promovimin e qumështit të freskët.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30