MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Januzi: Mbështetje e vazhdueshme për projektet bujqësore

21.03.2017

Prishtinë,  21 mars 2017 – Përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes granteve investive dhe pagesave direkte për sektorin e bujqësisë, ka ndikuar në shtimin e prodhimtarisë bujqësore në vend. Kjo mbështetje e ministrisë do të vazhdojë edhe sivjet, ku investimet e ministrisë përmes programeve mbështetëse arrijnë në 48 milionë euro.

Kështu është shprehur zëvendësministri i MBPZHR-së, Vezir Januzi, në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Zhvillimi Ekonomik i Bujqësisë në Kosovën Jugore”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi, ka theksuar se projektet e tilla ndikojnë në përmirësimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend, si dhe stimulimin  dhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe përpunimit bujqësor në vend. Ai tha se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahin projektet bujqësore të fermerëve në gjithë vendin.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30