MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Hapet gara e fotografisë më të mirë në bujqësi #TokaJone

01.07.2015

Prishtinë, 01 korrik 2015 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural hap garën për fotografitë me të mira me motive nga bujqësia. Kjo garë bëhet me qëllim të promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë, promovimit të produkteve vendore, promovimit të fermerëve dhe fermave kosovare, si dhe nxitjes së më shumë qytetarëve që të punojnë tokën, duke nxitur kështu zhvillimin rural, që ndikon në rritjen e ekonomisë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
 
Rregullat dhe procedura e garimit

Kjo garë është e hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shtetasit e huaj që jetojnë përkohësisht në Kosovë. Fotografitë mund të jenë nga më të ndryshmet, por që ndërlidhen me bujqësinë, si psh.: pemishte, vreshta, drithëra, serra, perime në fushë të hapur, fabrika të përpunimit të produkteve bujqësore, bagëti, fermerë duke punuar tokën, momente duke konsumuar produkte vendore, etj.

Fotografia duhet të jetë autoriale dhe procedura për përfshirje në garë është e thjeshtë. Fotografinë e postoni në rrjetet sociale, Facebook, Instagram apo Twitter me hashtagun #TokaJone.  Shkruajeni emrin e vendit ku është bërë fotografia, datën dhe autorin e saj. Postuesi i fotografisë duhet ta ketë të drejtën autoriale për fotografinë e postuar. Një person ka të drejtë të dërgojë deri në 5 fotografi dhe ato mund të behën me çfarëdo mjeti fotografues: telefon, tablet, apo aparat fotografik.

Vlerësimin e fotografive më të mira do ta bëjë një juri profesionale. Kjo juri do të përzgjedh 100 fotografitë më të mira, të cilat do të publikohen në një album promovues.

Prej këtyre 100 fotografive, do të përzgjidhen dhjetë fotografitë fituese, të cilat do të ekspozohen për një vit në ambientet e MBPZHR-së.

Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro.

Autori ruan të drejtën autoriale të fotografisë, por me pjesëmarrjen në garë, MBPZHR-së i jep të drejtën për publikimin dhe përdorimin jokomercial të fotografive të postuara. Gara është e hapur nga data 1 Korrik 2015 deri më 15 Gusht  2015
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30