MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë e Kosovës

22.03.2018

Prishtinë, 22 mars 2018 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert, si dhe një delegacion të Ministrisë së Bujqësisë së Francës, të kryesuar nga Inspektori i Përgjithshëm i kësaj ministrie,  Georges Pierre Malpel dhe përfaqësuesen për Ballkan të Agjencisë për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe hapësirës rurale (ADECIA), Amice Wannerroy.

Gjatë takimit, Ministri Rikalo e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Ministri Rikalo falënderoi shtetin e Francës për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe angazhimin e tyre në shumë projekte të rëndësishme në këtë sektor.

Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të projekteve të ndryshme mes ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe hapësirës rurale (ADECIA), ministri Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.

Nga ana e tij, ambasadori Didier Chabert, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Ndërkaq, Amice Wannerroy, përfaqësuese për Ballkan në ADECIA, tha se përmes projekteve të ndryshme do të ofrojnë mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31