MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Fotografitë fituese nga gara për fotografinë me të mirë për bujqësinë #Tokajone 2016

30.11.2016

Juria profesionale për përzgjedhjen e  fotografive më të mira nga gara e fotografisë më të mirë në bujqësi 2016, ka kryer vlerësimet duke përzgjedhur 100 fotografitë më të mira, në mesin e të cilave 10 edhe do të marrin shpërblimet sipas vendimit për hapjen e garës.
 
Juria ishte në përbërje të Ridvan Slivoves, fotograf, Kushtrim Ternava, fotograf dhe Leonora Arifi, shefe e divizionit për informim në MBPZHR.
 
Dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht. Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro. Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro. Të gjitha 100 fotografitë do të përfshihen në një album promovues për bujqësinë në vend.
 
Në ditët e ardhshme, çmimet do t’iu ndahen edhe zyrtarisht fituesve si dhe do të promovohet albumi me fotografi. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare.

Ne kete link jane te gjitha fotografite e perzgjedhura nga juria: http://www.mbpzhr-ks.net/sq/toka-jone-2016
 

P.S: Ne attach jane dhjete çmimet e para!

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31