REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Banka Botërore premton përkrahje për projektet e ujitjes në sektorin e bujqësisë

15.08.2018

Prishtinë, 15 gusht 2018 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur në një takim një ekip të Bankës Botërore, të cilët janë  të angazhuar në kuadër të projektit  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, që zbatohet nga MBPZHR dhe Banka Botërore. Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektin e sigurisë së ujit dhe mbrojtës së kanalit.

Me këtë rast, zëvendësministri Mevludin Krasniqi, ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe angazhimin e tyre në shumë projekte të rëndësishme në këtë sektor.

Zëvendësministri Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e projekteve në sistemet e ujitjes në Kosovë, ku sipas tij investimet në këto sisteme janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë te sektorit të bujqësisë.

Ai ka marrë përkrahjen e ekipit të Bankës Botërore, për mbështetjen në projektet për Studimin e fizibilitetit për skemën e ujitjes së Radoniqit-Dukagjinit dhe Master Planit Nacional dhe studimin e fizibilitetit  për Sektorin e Ujitjes në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

KOSOVO IN UNESCO