REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Krasniqi: Të fokusohemi në kultivimin e pemëve dhe perimeve, grurin mund ta importojmë

15.11.2015

Përveç përfitimeve politike dhe ekonomike me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim (MSA), do të përfitojë edhe sektori i bujqësisë sepse janë mbi 2 mijë e 500 produkte që nuk do t’i nënshtrohen tarifave doganore nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka thënë në një intervistë për KosovaPress, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Ai tha se do të ishte mirë që hektarët që aktualisht në Kosovë mbjelljen me drithëra të zëvendësohen me mbjelljen e frutave, pemëve dhe perimeve. Këto kultura, sipas tij do të sjellin shumë më shumë përfitime vendit.

Ai ka treguar se me MSA-në do të përfitojnë bujqit dhe se janë mbi 2 mijë e 500 produkte që nuk do t’i nënshtrohen tarifave doganore nga Bashkimi Evropian.

Krasniqi po ashtu tha se shumë produkte vendoretashmë janë në tregun Evropën dhe se do të fokusohen që të rrisin nivelin e prodhimtarisë kështu edhe duke e përmirësuar bilancin tregtarë.

Krasniqi ka shtuar se MSA do të ndikoj edhe në nxitjen e investimeve të huaja.

Ai po ashtu tha se ka produkte kosovare që tashmë janë prezentë në tregjet e BE-së. Gjatë këtij viti, sipas tij, janë prodhuar 400 hektarë mbi 90 për qind janë eksportuar. Ndërsa, çmimi mesatarë i një kilogrami mjedër këtë vit ka qenë në eksport 1 euro e 80 centë./KosovaPress/

Burimi: http://alturl.com/xyfdw

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31

KOSOVO IN UNESCO